• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

U akuzua se nuk festoi sërish ditëlindjen e djalit, këngëtari i njohur ju mbyll gojën të gjithëve

Liam Payne u përball me kritika të forta pasi udhëtoi drejt Dubait ditën e premte për ditëlindjen e djalit të tij. Për shkak të angazhimeve të shumta në punë kjo ishte hera e dytë që këngëtari nuk i gjendej pranë vogëlushit. Megjithatë kjo nuk do të thotë se ai nuk do të festojë për ditëlindjen e djalit. Së fundmi në një emision radiofonik në Dubai pas performancës së tij në një koncert, Liam ka treguar se ka planifikuar një festë të madhe për vogëlushin, Bear, bashkë me ish-partneren e tij. Gjithashtu ai tha se përpara se të nisej drejt Dubait kishte kaluar shumë kohë me të birin, për të justifikuar mungesën e tij në ditën e ditëlindjes. Përveç kësaj është e rëndësishme që Liam vazhdon të ruajë marrëdhënie shumë të mira me ish të dashurën Cheryl dhe të dy kujdesen shumë mirë për djalin e tyre. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE