• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tuna dhe Patrisi nuk janë më bashkë? Ky veprim i fundit shton më shumë dyshimet

U përfol se mes Tunës dhe Patrisit ka një krisje, por kjo gjë nuk u konfirmua asnjëherë nga çifti. Mirëpo shumë veprime të këngëtares si heqja e mbiemrit “Berisha” në Instagram nuk bënë gjë tjetër veçse na shtuan dyshimet më shumë. Një detaj tjetër i cili së fundmi nuk i shpëtoi syrit të mediave ishte se çifti nuk ndiqen më me njëri-tjetrin në Instagram.

Ndërsa të gjithë çiftet ditën e djeshme bënë dedikime, pritëm që dhe Tuna të bënte të njëjtën gjë mirëpo kjo nuk ndodhi. Ajo ka qenë aktive në Instagram ku ka publikuar vetëm këngët e kolegëve të saj Mozzik dhe Dafina Zeqiri dhe asgjë për Patrisin. Të njëjtën gjë ka bërë dhe ky i fundit i cili ka publikuar një Instastory ku shihet se ditën e dashurisë e ka kaluar pranë të birit, Tian.

Nuk e dimë se çfarë po ndodh mes tyre, nëse është thjesht një zënkë apo ndarje, por çdo gjë mbetet për t’u parë në vazhdim.