Edhe pse është ndër të paktat artiste që u ka qëndruar larg skandaleve, kohët e fundit, as Tuba Buyukustun nuk u ka shpëtuar dot atyre. Aktorja e njohur për rolin e Elifit në “Diamante dhe dashuri”, pasi i dha fund martesës 6-vjeçare me aktorin dhe producentin e njohur Onur Saylak, u përfol për një lidhje të re me biznesmenin Umut Evirgen, me të cilin flitet se shumë shpejt edhe do të martohet.
Gjatë kësaj kohe kur vijon të shijojë dashurinë e saj të re, Tuba duket se as nuk e vret shumë mendjen nëse përfundon në faqet e mediave apo portaleve.
Së fundmi, aktorja 35-vjeçare është fotografuar duke u puthur me partnerin e saj në një qendër tregtare ndërsa ishin duke dalë nga shkallët lëvizëse, pasi panë një film në kinema. Çifti nuk ka pasur as shqetësimin më të vogël nga njerëzit që i shikonin, por kanë shijuar këtë moment deri në fund.
Fansat e aktores, pas publikimit të fotove, kanë reaguar edhe në rrjetet sociale, dhe duket se nuk e kanë pritur mirë këtë shfaqje të pazakontë të saj./Class