• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

True feston 1-vjetorin e lindjes, por marrëdhënia mes Khloe dhe Tristan është më keq sesa duket

E vogla e Khloe Kardashian, True ka festuar ditëlindjen e saj të parë, por siç duket marrëdhënia mes prindërve të saj është shumë keq. Burime për ‘Hollywood Life’ kanë zbuluar se Khloe dhe Tristan mezi flasin dhe kur kjo ndodh arsyeja është vetëm e vogla.

Pas skandaleve të tradhtisë, ylli i ‘Keeping up with the Kardashians’ i ka dhënë fund lidhjes së tyre dhe i është përkushtuar vajzës së vogël. Në këto momente Khloe po vëzhgon çdo sjellje të ish-partnerit të saj, pasi për të e rëndësishme është që basketbollisti të jetë pranë vajzës.

Kujtojmë se para lindjes së True e deri në këtë moment, prindërit e saj kanë pasur shumë probleme me njëri-tjetrin. Tristan së fundmi e tradhtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner duke vulosur ndarjen përfundmitare. /revistawho.com