• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tristan nuk heq dorë nga Khloe, ja çfarë bën kësaj here për të publikisht

Tristan Thompson duket se nuk ka hequr dorë së rifituari ish-partneren e tij, Khloe Kardashian. Së fundmi basketbollisti i NBA ka vendosur ta urojë publikisht 35-vjeçaren pasi fitoi çmimin ‘People’s Choice Award’. Ky nuk ka qenë momenti i vetëm, ku Tristan ka vendosur të shkruajë apo të flasë për mamanë e vajzës së tij publikisht. Prej kohësh ai është këmbëngulur për t’u rikthyer me të, ndonëse Kardashian ka vendosur mos t’i përgjigjet.

Pak ditë më parë Tristan e surprizoi Khloe-n duke i çuar disa tollombace të cilat lexonin emrin më të fundit të koleksionit të parfumeve të saj, duke theksuar se kjo ishte një dhuratë nga ai dhe vajza e tyre 1-vjeçare.

Pavarësisht se veprimet e Thompson kanë qenë nga më të ndryshmet, duket se asgjë prej tyre nuk ka mjaftuar që Khloe të mund at falë tradhtinë me Jordyn Woods në muajt e parë të këtij viti./revistawho.com