• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Modë

Trendi i ri i pantallonave që po pushton Instagramin është tepër i çuditshëm (FOTO)

Ky vit padyshim ka sjellë disa nga tendencat e pantallonave më të çuditshme. Por a do të paguanit 60$ për një palë pantallona transparente që nuk kanë fare material cope? Ky është trendi më i ri. Pantallona transparente prej plastiku dhe me xhepa. Vera po vjen dhe pantallonat e shkurta janë ato që preferohen më shumë, por mesa duket kjo do jetë tendenca e kësaj vere që ka filluar të pushtojë Instagramin. Por të mendosh se këto pantallona janë prej plastiku dhe vishen sipër një pantalloni të shkurtër apo streçeve, nuk duken të jenë shumë praktike. Megjithatë nëse jeni tipa që guxoni dhe i pëlqeni trendet e fundit me siguri do e gjeni një kombinim të duhur edhe për këtë lloj pantallonash./revistawho.com