• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Trego çfarë e ke Kiara Titon ose hesht përgjithmonë”, Butrint Imeri përgjigjet me një video për këtë pyetje

 

Butrint Imeri është një nga djemtë më të komentuar të ‘showbiz-it’ shqiptar, kjo dhe për shkak të jetës së tij private.
Këngëtari ka tërhequr jo pak herë vëmendjen e ndjekësve të tij, duke publikuar foto dhe video të ndryshme të cilat kanë ngjallur jo pak dyshime.
Së fundmi Imeri ka zgjedhur të jetë më pranë fansave duke i dhënë mundësinë atyre për ta pyetur rreth projektve të ardhshme dhe jetës private.
I përfolur shumë herë edhe për një lidhje dashurie me moderatoren Kiara Tito, Butrint nuk i ka shpëtuar as pyetjes së çfarë raporti ka me të.
“Kiara Titon e kam shoqen më të mirë nga Tirana”, është përgjigjur këngëtari i buzëqeshur në fytyrë.
Ndërsa e kanë pyetur se cila është pika e tij e dobët, Imeri është shprehur nëse e gënjejnë. Ai ka theksuar se momentalisht nuk është në një lidhje dashurie. Kujtojmë se ditën e shtunë në datë 14 dhjetor, Butrinti do të sjellë projektin e fundit muzikor me titull ‘M’ke rrejt’./revistawho.com