• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Transformimi i pabesueshëm i Gorit: Dua të befasoj publikun me pamjen time të re

Aktorja indiane Shrenu Parik e njohur nga roli i Gorit në “Bixhoz me dashurinë”, së fundmi ka bërë një ndryshim në pamje për t’ju përshtatur rolit të saj të ri në një tjetër serial indian. Aktorja është e njohur për pamjen e saj elegante, e veshur me sari por këtë herë është shfaqur ndryshe. Me pamjen e re Gori u shfaq si një femër moderne, me pantallona dhe këmishë. “Me pamjen e re unë dhe stafi donim që publiku të befasohej. Mua më pëlqejnë më shumë sarit sepse nuk kam nevojë të mbaj dietë dhe dukem elegante me veshjet tradicionale, por edhe ky ndryshim më pëlqen. Bashkëpunova me stafin dhe stilisten time për të krijuar këtë pamje të re”-tha aktorja./revistawho.com