• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tolgahan Sayisman zbulon përjetimin personal dhe pohon: Jemi me ty Shqipëri…

Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayisman ka shprehur në gjuhën shqipe keqardhjen e tij për tërmetin që solli pasoja fatale mëngjesin e së martës. Me anë të një postimi në ‘Instastory’, Tolgahan ka treguar se e kupton më mirë se kushdo dhimbjen që është duke kaluar tashmë vendi ynë.

“Në vitin 1999 ne jetuam një tërmet shumë të rëndë 7.4 ballë ku humbën jetën dhjetra mijëra njerëz, prandaj dhimbjen që ndjeni ju sot, ne e kuptojmë shumë mirë. Zoti i ndihmoftë të gjithë shqiptarët dhe mos jetofshi me humbje të tilla. Jemi me ty Shqipëri”, ka shkruar aktori turk në postimin e tij në ‘Instastory’, duke treguar kështu se është më pranë shqiptarëve se çdo herë tjetër.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, presidenti  i Turqisë, Erdogan premtoi ndërtimin e 500 njësive të banimit./revistawho.com