• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tirana në festë, këngëtarja e njohur publikon prapaskenat e klipit të fundit

Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku publikuan pak ditë më parë një bashkëpunim muzikor që u prit shumë mirë. Kënga e re e tyre mban emrin ‘Muza ime’ dhe është xhiruar në rrugët e Tiranës. Siç edhe mund të keni parë në klip, ky bashkëpunim ka frymë shumë rinore dhe i dedikohet dashurisë.

Ditën e sotme Anxhela ka publikuar edhe disa momente nga prapaskenat, të cilat duhet thënë se janë mjaft gazmore. Në xhirime janë bërë pjesë edhe kalimtarë të rastësishëm duke i dhënë kështu pozitivitet punës së lodhshme të profesionistëve.

Kënga ka aktualisht më shumë se 300.000 klikime në ‘Youtube’, shifër kjo që pritet të rritet me shpejtësi edhe në vazhdim. /revsiatwho.com