• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Tirana më konfirmoi fuqishëm se..”, Tuna zbulon emocionet e saj pas rikthimit në skenë

Dy muaj pas publikimit të albumit më të fundit të Tunës ‘Fortuna’, këngëtarja është rikthyer për të gjithë dashamirësit e saj në një koncert të mbajtur në kryeqytetin e Tiranës natën e djeshme. Nga video e publikuara nga të gjithë fansat e Tunës, është zbuluar se të gjithë kanë kënduar njëzëri këngët më të fundit të cilat u kthyen menjëherë në hite.

“Pas dy muajsh nga dalja e ‘Fortunës’ erdha mes publikut. Tirana më konfirmoi fuqishëm se çdo mesazh, çdo video, çdo ‘story’ që më dërgoni është e vërtetë. Ju faleminderit që doni hala”, ka shkruar Sejdiu bashkangjitur videos së shkëputur, në të cilën dallohet vendi i mbushur plot me ndjekës të këngëtares.

Kujtojmë se Tuna ka ndarë në ‘Instagram’ dhe disa foto nga seti i fundit fotografik i realizuar, ku si çdo herë tjetër ka dalluar për stilin e saj të veçantë dhe modern./revistawho.com

CLOSE
CLOSE