Mësohet se aktorja Tinka Kurti po kalon një gjendje jo të mirë shëndetësore dhe është shtruar në ‘Spitalin Amerikan 3’. Aktorja vuan nga një infeksion pulmonar, i cili ka të bëjë me ngushtimin e bronkeve dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale të mushkërive ndaj grimcave dhe gazeve të dëmshme. ‘Spitali Amerikan’ ka marrë përsipër trajtimin shëndetësor të zonjës Tinka Kurti dhe po sigurohet që ajo të marrë terapinë e duhur. Gjithashtu aktorja 85-vjeçare duhej të ishte në provat përgatitore për operan e famshme ‘Carmen’. / revistawho.com