• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tian ka një kërkesë shumë speciale për ditëlindjen e 2-të, Tuna e zbulon plot emocion

Për pak ditë i vogli i Patris Berishës dhe Tuna Sejdiut feston ditëlindjen e dytë. Diskutimet dhe planet për festën kanë nisur që tani, madje këngëtarja ka zbuluar se Tian ka një kërkesë shumë të veçantë për nënën e tij. Teksa festimet e ditëlindjes afrojnë, e ëma e pyet për këngën që do t’i këndojnë në ditëlindje. Tian thotë se nuk dëshiron t’i këndohen vargjet tradicionale të ditëlindjes, por do të dëgjojë këngën ‘Harrova’ e shkëputur nga albumi i ri i së ëmës, një bashkëpunim ky me Armend Rexhepagiqin.

Sigurisht emocioni i Tunës si nënë është shumë i madh pas kësaj kërkese dhe me shumë siguri nuk do të hezitojë t’ia plotësojë këtë dëshirë. /revistawho.com