Kobe Bryant, një nga sportistët më të famshëm dhe ikonë e basketbollit, ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti tragjik. Mediat amerikane shkruajnë se helikopteri me të cilin fluturonte ish-kampioni i Los Angeles Lakers është përplasur dhe ka marrë flakë. Të 5 personat në bord kanë humbur jetën. Ndërsa së fundmi, mediat konfirmojnë një tjetër lajm të hidhur. Mësohet se në helikopter ishte dhe vajza 13-vjecare e basketbollistit, Gianna Maria Onore, e cila nuk ka mundur dot gjithashtu të mbijetojë.