• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“The Weeknd” nuk është më pengesë, Selena dhe Bella sërish ‘shoqe’

Pavarësisht mosmarrëveshjeve midis Selena Gomez dhe Bella Hadid, fansave nuk u ka shpëtuar një gjë shumë e rendësishme. Ato ndiqen sërish në “Instagram”. Mesa duket Selena ka vendosur të nisë një epokë të re në jetën e saj dhe të bëjë paqe me njerëzit, të cilët dikur i ka pasur pranë. Ajo e ka nisur me modelen Bella, të cilën nuk e ndiqte prej dy vitesh. Bella e hoqi këngëtaren nga lista e ndjekësve, pasi mësoi se ajo ishte në lidhje me ish-in e saj The Weeknd. Modelja ende nuk ja ka kthyer ‘nderin’ Selenës, megjithatë ajo ka pëlqyer një nga fotot e fundit të saj. Mediat dyshojnë se Bella dhe The Weeknd janë sërish bashkë, pasi ata u panë shumë të afërt në ditëlindjen e modeles.