• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“The Simpsons” për herë të parë live?!

Krijuesëve të serialit vizatimor “The Simpsons” ju deshën 27 vjet për të krijuar një episod live në të cilën protagonistët u përgjigjën drejtpërdrejtë pyetjeve të fansave. Edhe pse ky episod zgjati vetëm 3 minuta, ishte i mbushur me batutat tipike të Homer Simpson i cili qëndron i ulur në një zyrë pranë një telefoni ku pret pyetjet e fansave. Për të provuar që çdo gjë ishte live, në transmetim të drejtpërdrejtë, Homer bën një përshkrim të një performance live të reperit kanadez Drake mbrëmjen e së shtunës. “Zgjati vetëm 3 minuta por ishte aq e veçantë saqë të ngjasonte me kënaqësitë më të thjeshta në jetë, njëlloj si të haje një “cheeseburger” dhe të bëje dashuri.” shprehen fansat.