• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tha se i mbaroi kontrata, zbulohen dy arsyet e tjera që e bindën Delinda Dishën të largohet nga “Portokalli”

Ditën e sotme Salsano Rrapi tregoi në emisisonin “Rreze Dielli” se largimi i aktores, Delinda Disha, nga “Portokallia” ishte shumë i shpejtë dhe i befasishëm për të gjithë. Pas kësaj deklarate Delinda vendosi të reagonte publikisht duke u shprehur se ajo nuk kishte ikur fshehurazi, por i kishte mbaruar kontrata. “I dashur Salsano për jetën tënde e paske problem të prononcohesh, ndërsa për të timen ose artistëve të tjerë e paske shumë të lehtë të thuash iku fshehurazi! Unë iki dhe vij sa herë ta shoh të arsyeshme. Më kishte mbaruar kontrata dhe nuk doja ta rinovoja më”, ka shpjeguar aktorja në ‘Instagram’.

Por siç duket kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme që Delinda vendosi të largohej nga “Portokalli”, duke pranuar ftesën për në “Klanifornia”. Burime kanë thënë për “Prive.al” se pagesa në ‘Klan’ dhe mundësia që do të ketë për të punuar me bashkëshortin e kanë shtyrë Delindën të largohet. Sipas “Prive.al” televizioni “Klan” i ka ofruar aktores së humorit një pagesë më të lartë, për të grumbulluar emrat më të suksesshëm. Gjithashtu është mësuar se bashkëshorti i Delindës, Eldo Disha, do të jetë kostumograf i “Klanifornia” dhe kjo ka qenë një tjetër arsye e rëndësishme pse ajo vendosi të hiqte dorë nga “Portokallia”. Mesa duket ata të dy kanë dashur mbështetjen e njëri-tjetrit dhe të punojnë bashkë, ndaj Disha nuk e ka refuzuar ofertën e “Klan”. /revistawho.com