• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tha se do të martohej kur të lindte djali, Visjan Ukcenaj zbulon nëse do të ketë dasmë këtë vit

Në shtator të 2018-tës Visjan Ukcenaj dhe partnerja e tij, Jona, u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Divin. Kanë kaluar 11 muaj nga lindja e vogëlushit dhe sigurisht që tashmë ata e kanë më të lehtë të pushojnë të gjithë bashkë si familje. Ditën e sotme Visjani ishte pjesë e “edicionit Veror’ në “ABC News”, ku tregoi më shumë për pushimet e tij 10 ditore në Ksamil dhe jetën familjare. Visjani zbuloi se për rritjen e djalit është kujdesur bashkë me Jonën, sepse nuk kanë pasur dëshirë që të punësonin një dado. Gjatë bisedës aktori i humorit nuk mundi t’ju shpëtonte pyetjeve në lidhje me dasmën e tij, duke qenë se gati 1 vit më parë tha se do e kurorëzonte lidhjen me partneren pas lindjes së djalit. Siç duket ata ende nuk kanë planifikuar diçka, sepse Visjani tha se do të presin sa të rritet edhe pak Divin. “Ka qenë dëshirë e jona që djali të ishte pjesë e dasmës tonë. Shumë shpejt do e organizojmë, kur ta kemi vendosur bashkë dhe kur djali të jetë më i rritur, të flasë dhe mbajë pak mend”, është shprehur Ukcenaj. Në fakt kjo është kthyer si një lloj tradite nga ana e personazheve të njohur dhe jo vetëm, që duan të celebrojnë dashurinë në prani të fëmijëve, për të ndarë çdo emocion së bashku si familje. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE