• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tha se do të largohej nga muzika, Flori Mumajesi jep lajmin e rëndësishëm për karrierën e tij

Pak ditë më parë kantautori, Flori Mumajesi habiti ndjekësit e tij me një postim në ‘Instastory’, ku tregonte se kishte menduar të largohej nga muzika.

“Vendimi më i vështirë i jetës sime, të shkëputem nga muzika”,- shkruante Flori.

 

Ky postim ka bërë që të gjithë miqtë dhe fansat e tij të preken dhe nuk kanë nguruar t’ja shprehin Florit nëpërmjet fjalëve dhe mesazheve. Në mesazhe ata i kanë kërkuar të mos marrë një vendim të tillë dhe me sa duket këngëtari i ka dëgjuar i emocionuar. Nëpërmjet një videoje të publikuar pak më parë ai ka treguar se nuk do të heqë dorë nga muzika, pasi të gjithë njerëzit e kanë frymëzuar për të punuar më shumë.

“Para pak ditësh me anë të një postimi ndava me ju një ndjesi, një emocion, të cilin në fakt e mendoj prej kohësh dhe më vjen herë pas here në mendje. Të jem i sinqertë kjo më mërzit edhe mua, prandaj këtë herë mendova ta ndaj me ju. Nga komentet dhe mesazhet që më kanë ardhur nga miq, kolegë, dashamirës kuptoj se nuk jam gati akoma të largohem nga muzika. E kam shumë të vështirë të largohem nga ajo që i kam dedikuar jetën dhe e dua kaq shumë prej shumë vitesh. Kështu që sot mendoj se që në këngën e ardhshme do mundohem të bëj maksimumin që të vij tek ju, t’ju përqafoj nga afër. Ju faleminderit të gjithëve”,- tregon i emocionuar Flori.

Flori Mumajesi është ndër këngëtarët më të suksesshëm të tregut muzikor shqiptar dhe vetëm para pak kohësh u shpall fitues i festivalit “Kënga Magjike”./revistawho.com

 

CLOSE
CLOSE