• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Teuta Krasniqi konfirmon shtatzëninë

Lajmi se Teuta Krasniqi është shtatzënë bëri xhiron e mediave disa ditë më parë. Në një intervistë për emisionin “Natën” me Fatmir Spahiun, aktorja e ka konfirmuar vetë këtë lajm. Ajo tregoi se e kishte zbuluar shtatzëninë e saj, gjatë kohës që ka realizuar setin fotografik me Avni Selmanin. Teuta ka hequr dorë dhe nga shfaqjet teatrale sepse kështu ia ka rekomanduar mjeku. Nga martesa e parë me Bleron, ajo ka një vajzë 6-vjeçare, të cilën shumë shpejt do e bëjë me vëlla ose motër.