• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Tajlan mëson lidhjen e Pelinit me profesorin, ja ç’do ndodhë nesër

Pelin fton Merven të bisedojnë. Merve kërcënon Pelinin se do i tregojë Tajlanit rrëfimin e dashurisë së profesorit të cilin e ka regjistruar në telefon. Pelin ja thyen telefonin Merves në sy të Tajlanit. Profesori shkon të bisedojë me Tajlanin dhe i tregon që ai dhe Pelin janë të dashuruar. Tajlan rreh profesorin. Pelin përpiqet t’i ndajë. Tajlan e hedh nga shkallët profesorin. Profesori largohet. Pelin shkon tek Merve dhe i lutet ta bashkojë me Tajlanin. Merve telefonon Tajlanin dhe i thotë se profesori është manjak dhe të njëjtën gjë ja ka bërë edhe asaj. Tajlan pajohet me Pelinin. Profesori vendos të largohet nga Sarmashëku. Pelin ja kthen shtëpinë Merves. Oja takohet me Serhanin dhe i thotë se ata nuk mund të jenë bashkë. Ajo pranon se është dashuruar marrëzisht me të. Serhan i kërkon ta jetojnë dashurinë e tyre por Oja i thotë se ka frikë. Serhan vendos të mos e hapë më këtë çështje dhe largohet i mërzitur. Merve rikthehet në shtëpinë e saj dhe njofton Serhanin. Merve është e lumtur që e mori sërish pushtetin. Serhan nxehet me Merven dhe e pyet pse është e fiksuar pas shtëpisë. Tajlan gëzohet që u kthye në shtëpinë e tij por Pelin nuk është e lumtur. Oja i fton mikeshat për darkë. Ajo dhe Edip kanë bërë plan t’i përplasin të vërtetën në fytyrë Merves, Pelinit dhe Arzus./revistawho.com