Emre nuk e ka harruar dot fiksimin që ka pasur ndaj Pelinit dhe e gjëmon atë. Pelin e refuzon Emren. Tajlan e fton Emren për darkë. Pelin çmendet kur e mëson këtë dhe e gënjen Tajlanin duke i thënë se Merve i ka ftuar për darkë. Pelin telefonon Merven dhe i kërkon të organizojë një darkë. Arzu është shumë e zënë me punë aq sa nuk ka kohë as për familjen. Nilajit i vjen në majë të hundës me Arzun pasi ajo është gjithë kohës në telefon. Oja shkon në komisariat dhe ofron ndihmën e saj për të gjetur personin që largoi nga jeta Edipin. Komisari i tregon Ojas se Edipin e kanë goditur me një send të fortë. Tajlan nuk di anën e kujt të mbajë të Mehmetit apo të Emres. Mehmet i thotë Tajlanit se e ka harruar Burxhun dhe nuk i bën përshtypje lidhja e saj me Emren. Arzu merr një telefonatë nga shkolla teksa ndodhet në punë. Ajo mëson se Ajaz është zënë me dikë në shkollë. Arzu nuk e lë punën dhe i kërkon Mehmetit ta zgjidhë çështjen. Mehmet shkon në drejtori dhe Ajazit i japin dënim për të qëndruar larg nga shkolla. Mehmet dhe Ajaz nuk e mendojnë dënimin dhe Arzu i gjen duke luajtur në shtëpi. Arzu i kërkon llogari Mehmetit dhe ai i kujton që ajo është gjithë kohës e zënë me punën. Nilaj gjen një shandan të fshehur në dollapin e Arzus. Kerim shkon i paftuar në darkën e Merves./revistawho.com