• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Oja ëndërron të bëhet nënë, ja ç’do ndodhë nesër

Merve i kërkon Ojas të marrë Milën nga shkolla. Oja ndihet keq për Merven. Oja shkon në një konferencë dhe bëhet mikeshë me një doktoreshë Elif të cilën e ka pasur në shkollë. Oja e ndihmon Elifin. Ajo shkon të marrë Milën nga shkolla. Serhan shkon gjithashtu për të marrë Milën dhe habitet kur sheh Ojan. Oja i tregon që Merve i kërkoi ta merrte Milën. Merve i thotë Serhanit se Oja e ka mbështetur shumë. Oja dhe Elif takohen sërish në konferencë dhe Oja e fton Elifin në shtëinë e saj. Në shtëpinë e Pelinit vjen një shërbyese e re shumë joshëse. Tajlan çmendet pas saj dhe përpiqet t’i tërheqë vëmendjen. Elif i tregon Ojas se ka ndihmuar një grua të mbetet shtatzënë. Oja imagjinon veten dhe Serhanin prindër me një bebe. Arzu fton Mehmetin për darkë. Nilaj nuk e mirëpret rikthimin e të atit në familjen e tyre. Serhan dhe Oja hanë mëngjes bashkë. Serhanit nuk i pëlqen që Oja takohet me Merven. Ai e pyet Ojan nëse dëshiron të bëhet nënë. Oja i tregon se ka shumë dëshirë. Serhan gjen aparatin e tij të vjetër fotografik në shtëpinë e Ojas. Oja i thotë që nuk e ka parë kurrë atë aparat por Serhan nuk e beson./revistawho.com