• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Merve rikthehet, Kerem mëson vendndodhjen e saj, ja ç’do ndodhë nesër

Serhan habitet kur Pelin tregon se Edipin e vrau Arzu. Ai është i vetmi që nuk e dinte këtë fakt ndërsa të tjerët qëndrojnë të heshtur. Komisari kupton se të gjithë e dinin kush e ka kryer krimin. Burxhu thotë se as ajo nuk e dinte. Pelin tregon se ishte ideja e Merves që ta mbanin sekret këtë gjë. Serhan nxehet me të gjithë për faktin që e kanë mbajtur të fshehtë. Ai merr Ojan dhe largohen nga darka. Komisari vendos t’i hedhë të gjithë në gjyq për mbajtjen fshehur të krimit. Kerem i shkon Ojas natën në shtëpi dhe e kërcënon se do e denoncojë në polici pasi ajo dinte çdo gjë. Kerem mëson vendndodhjen e Merves dhe shkon ta takojë. Merve habitet kur sheh Keremin në derë. Kerem i kujton Merves të shkuarën. Pelin dhe Tajlan kanë frikë se do përfundojnë në burg. Emre i thotë Pelinit se mund ta shpëtojë. Kerem i kërkon Ojas të mësojë ofertën që Serhan ka dhënë për çifligun. Oja vendoset në vështirësi. /revistawho.com