• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Kerim i nxjerr të palarat të gjithëve, ja ç’do ndodhë nesër

Kerim shkon i paftuar në darkën e Merves. Serhan përballet me Kerimin dhe Pelin kërkon të mësojë çfarë ka ndodhur mes tyre. Tajlan përballet gjithashtu me Kerimin dhe nuk e pret mirë prezencën e tij. Mehmet njihet me Kerimin. Nilaj ankohet për të ëmën tek Oja. Serhan hap çështjen e çifligut gjatë darkës. Kerim i kujton Serhanit që ai akuzohet për humbjen e jetës së dikujt. Nilaj i tregon Ojas që gjeti në dollapin e Arzus një shandan. Oja kujton që komisari i tregoi se Edipin e kanë goditur me shandan. Oja nuk e beson që veprimin e ka bërë Arzu. Kerim kërcënon Merven se do i tregojë të gjithëve për lidhjen e tyre. Kerim kujton gjatë darkës të dashurën e tij. Merve është e shqetësuar se Kerim do tregojë për lidhjen e tyre. Kerim kujton premtimin që i ka bërë Merve se ato nuk do ndaheshin kurrë. Ai tregon gjatë darkës edhe sherrin që ka patur me Tajlanin. Kerim provokon edhe Pelinin duke i kujtuar Emren. Merve bën sikur nuk e njihte Kerimin para se të zhvendosej në Sarmashëk. Kerim e pyet Merven si është njohur me Serhanin. Merve nuk e tregon historinë. Kerim vendos të tregojë për lidhjen e tij me Merven por ajo e ndalon. Merve i kërkon Serhanit të heqë dorë nga çifligu. Serhan nxehet dhe largohet nga darka./revistawho.com