• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Vrasje të vogla/ Arzu humb jetën pas një aksidenti, ja ç’do ndodhë nesër

Arzu ndjek Emren me qëllimin për ta ’zhdukur’. Ajo tenton ta përplasë me makinë Emren por një tjetër makinë përplas Arzun. Arzu humb jetën. Ditën tjetër në Sarmashëk mbahet varrimi i Arzus. Mehmet qan për humbjen e bashkëshortes. Ai mendon se Krimin e Arzus e ka kryer Tajlani. Tajlan mendon se Arzun e ka vrarë Oja. Burxhu mendon se e ka larguar ai nga jeta Pelin. Komisari dyshon tek Burxhu. Burxhu fton Ojan dhe Pelinin të bisedojnë. Ajo i ofron të bashkëpunojnë sepse dyshimet janë mbi to. Pelin akuzon Ojan se e ka vrarë Arzun pasi ka mësuar që ajo ka vrarë Edipin. Oja i kujton Pelinit që ajo ka heshtur edhe pse e dinte kush ishte vrasësja e Edipit. Edhe Burxhu akuzon Ojan. Oja i kujton Burxhus të këqijat që i ka bërë Arzus. Pelin nxehet sepse Oja dhe Burxhu ia hedhin fajin asaj. Vajzat pranojnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Kerim pyet Ojan për Arzun në mënyrë që të mësojë të vërtetën. Oja kujton kohët kur ishte mikeshë me Arzun. Kerim pyet Ojan nëse ka lidhje me krimin e Arzus. Oja vendos të fusë në sherr Burxhun me Pelinin dhe t’i bëjë fajtore. Burxhu mendon se krimin e ka bërë Pelini. Oja gënjen Burxhun dhe i thotë se Pelin ka shkuar t’i thotë Emres se ajo takohet me Mehmetin. Pelin mendon se vrasjen e ka bërë Oja./revistawho.com