• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Të guxosh me jeshilen si Rudina Magjistari, ja cilat janë kombinimet më ‘in’ të këtij sezoni të moderatores

Rudina Magjistari është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar. Prej shumë kohësh publiku është mësuar ta shohë nën drejtimin e programit të pasdites në ekranin e ‘Tv Klan’. Me tema të aktualitetit, ‘showbiz-it’, apo dhe problematika të përditshmërisë, moderatorja është shfaqur gjithmonë shumë e ëmbël përpara teleshikuesve.

Rudina ka dalluar gjithashtu edhe për zgjedhjet e saj të veçanta të ‘look-ut’, përsa i përket daljeve publike. Duke guxuar me një larmishmëri ngjyrash nga e kuqja, e verdha, ngjyra portokalli apo dhe jeshile, ajo ka treguar se si mund të kombinoheni në këto tonalitete për këtë vit.

Nëse do të shihni me vëmendje në llogarinë e Rudinës në rrjetet sociale, do të kuptoni se një nga zgjedhjet më të shpeshta të saj ka qenë ajo e të kombinuarit me ngjyrën jeshile. Me modele kostumesh apo fustanesh nga më të ndryshmet, Magjistari ka shkëlqyer gjithmonë në këto tonalitete.

Kujtojmë se që prej fillimit të sezonit veror jeshilja u klasifikua si një ndër trendet kryesore të kësaj vere dhe duket se Rudina arriti ta sillte më mirë nga të gjithë. Fotot më poshtë ja u provojnë këtë:/revistawho.com