• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

Të gjtha shprehjet e Gjikos që na u ‘fiksuan keq fare’

Gjiko është një ndër reperët më të përfolur të momentit. Këngët e tij shndrrohen menjëherë në hite dhe marrin miliona klikime. Në to vihet re vazhdimisht se Gjiko përdor tekste të thjeshta, fjalë të lehta nga zhargoni i përditshëm, që edhe nëse s’të pëlqen dhe aq kënga të fiksohen në mendje dhe e gjen veten duke i përsëritur. Ja disa prej tyre.

Nëse dëgjoni projektin e tij të fundit do të fiksoheni me fjalinë: “Distanca, distanca spo na le me mbajt romanca…..”.

Vetëm pak para kësaj ai publikoi projektin “Si buggati” e kudo dëgjohej pjesa “Allo allo ca po bën rrushi, a t’kom thon t’shtunave mos rri në shpi?”.

Ngjitëse ishte dhe kënga e tij “Papuqe Guçi”. Edhe pse një këngë me shumë humor kudo nëpër story në rrjete sociale dëgjohej: “Papuqe Guçi , papuqe Guçi, syzet nuk po m’shkojn se janë Lui….”.

Edhe në bashkëpunime reperi arrin të lëri gjurmët e tij, duke dalluar menjëherë. Ndër bashkëpunimet më virale ishte ai me dy reperët e tjerë, Ledri dhe Lumi B, titulluar “Shtrejt” duke pushtuar menjëherë zemrat e djemve: “Neve kurrgjo nuk na duket shtrenjt, se shoqnia është e shenjtë”- thotë ndër rreshta Gjiko.

Listës së bashkëpunimeve të sukseshme të reperit i shtohet edhe ai me Nora Istrefin. Pavarësisht se refreni i përkiste këngëtares, në mendjen e të gjithëve mbetën dhe fjalët e Gjikos. “Fuck dat Guçi Louis qe i posedon ti Per to duhesh me ndejt me tipat qe nuk i don ti Tnesrit nmengjes sikur beb po vajton ti Ki mendu qe pa mu e ki leht veq mendo ti”- ishte një nga pjeset e Gjikos në këtë bashkëpunim që u kthye në një nga hitet e verës.