• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Të gjithë vëmendjen e merr Kate Middleton, mahnit me pamjen e saj gjatë natës së çmimeve ‘Bafta’

‘Bafta’ njihet ndryshe si nata e ndarjes së çmimeve kinematografike në Britaninë e Madhe. Ajo ka bërë bashkë personazhet më të famshëm ndërkombëtare, por vëmendjen më të madhe e mori dukesha e ‘Cambridge’, Kate Middleton.

Middleton shkëlqeu me fustanin e bardhë nga ‘Alexander McQueen’, e bëri që gjithë sytë të drejtoheshin nga ajo.

I gjatë deri në fund të këmbëve dhe pak më i ngushtë ne pjesën e belit, fustani përshtatej më së miri me trupin e Kate, e cila dukej plot ‘class’.

Këpucët që dukesha kishte zgjedhur ishin nga marka e njohur ‘Jimmy Choo’ dhe gjithë detajet e tjera, si flokët, ‘makeup-i’, bënë që Kate të kishte një pamje mahnitëse.

Ajo surprizoi dhe njëherë të gjithë adhuruesit e familjes mbretërore me zgjedhjet e saj mjaft të gjetura dhe klasike, si në çdo dalje tjetër të sajën publike./revistawho.com

CLOSE
CLOSE