• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Të gjithë mbetëm pa fjalë, Jennifer Aniston si rrallëherë shfaqet pa ‘make up’

Jennifer Aniston njihet si një nga ikonat e bukurisë në radhët e personazheve të njohur dhe jo pa të drejtë cilësohet si e tillë. Ditën e sotme aktorja 50-vjeçare ka publikuar në ‘Instagram’ një foto pa ‘make up’, ashtu siç e shohim rrallëherë për shkak të punës së saj. Në foton e publikuar Jennifer shfaqej duke mbajtur në dorë një filxhan të “The Morning Show” dhe duket qartë se fytyra e saj është njësoj e pastër edhe pa grim. Aktorja ka fare pak rrudha dhe lëkura e saj duket shumë e freskët. Pavarësisht se shumë mund të prisnin që Jennifer të dukej ndryshe pa ‘make up’ në të vërtetë ajo duket po njësoj dhe për këtë gjë është komplimentuar nga të gjithë.

Fansat e saj, por edhe personazhet e njohur kanë lënë komente të shumta në foto, duke thënë se ajo është shembulli perfekt i bukurisë natyrale. Në më pak se një muaj Jennifer ka arritur të tërheqë vëmendjen e të gjithëve me postimet e saj në ‘Instagram’, duke qenë se për gjithë këto vite aktorja kishte qëndruar larg rrjeteve sociale. Ajo vendosi t’ju bashkohej personazheve të tjerë të njohur me një llogari personale në mes të muajit tetor, kur publikoi edhe foton e parë me miqtë e serialit të njohur “Friends”. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE