• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Të gjitha historitë e dashurisë të Hailey Baldwin me meshkujt e njohur

4 muaj më parë Hailey Baldwin u martua zyrtarisht me partnerin e saj, Justin Bieber. Ata u martuan në një ceremoni mjaft private dhe thuhet se së shpejti ata do të zhvillojnë një dasmë të madhe. Por para se të merrte mbiemrin Bieber, Hailey ka pasur disa lidhje me personazhe të njohur të ekranit, kryesisht me këngëtarë.

Në vitin 2016 modelja përjetoi një histori të shkurtër dashurie me reperin Drake. Ata nuk e pranuan kurrë një gjë të tillë, por fotot e kapura mat tregonin qartë marrëdhënien e tyre.

image

Para se të lidhej me Justin Bieber, Hailey ishte në një lidhje me Shawn Mendes. Ata u ndanë në maj të 2018 dhe menjëherë pas ndarjes ajo u lidh me Justin.

Heavenly Bodies: Fashion & The Catholic Imagination Costume Institute Gala - Red Carpet

Në verën e vitit 2017, modelja pati një histori dashurie me Cameron Dallas. Ata u takuan në një lokal nate dhe lidhja ishte vetëm kalimtare.

LOVE x Miu Miu LFW Party In Association With Absolut Elyx & Perrier Jouet

Hailey ka qenë në një lidhje edhe me yllin e NBA Jordan Clarkson. Në fillim të vitit 2017 ata u kapën mat teksa shëtisnin në rrugë të kapur përdore./revistawho.com

Los Angeles Confidential Celebrates Its Annual Men's Issue Featuring LA Athletes