• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

Të gjitha herët kur Xhensila Myrtezaj bashkoi forcat me kolegët dhe solli hitet më të bukura

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me buzëqeshjen dhe zërin e ëmbël qëkur u prezantua në kompeticionin ‘Ethet e së premtes mbrëma’. Ndonëse kanë kaluar shumë vite nga performanca e saj e parë, Myrtezaj vazhdon të ruaj të njëjtën ëmbëlsi. Ajo ka zgjedhur të jetë më pranë publikut duke eksperimentuar në shumë rryma muzikore, nga balada tek ritmet e forta.
Mirëpo, ajo çfarë është vënë re nga të gjithë janë bashkëpunimet e Xhensilës, sepse ajo ka zgjedhur gjithmonë këngëtarët më të suksesshëm dhe ka bërë bujë me duetet që ka realizuar me ta. RevistaWho.Com ka zgjedhur t’ju prezantojë me të gjitha herët kur këngëtarja bashkoi ‘forcat’ dhe na solli disa superhite që do mbeten gjatë në memorien e të gjithëve.

‘Sekreti im’ është kënga dhe dueti më i fundit i Xhensilës në bashkëpunim me kantautorin Pirro Çako. Një tekst i mbushur me dashuri, një melodi frymëzuese dhe një videoklip si në përralla, bënë që të gjithë të magjepsen pas këngës.

‘Çika Çika’ është dueti me këngëtarin e njohur Ardian Bujupi. Gjatë realizimit të kësaj kënge Xhensila ka qenë shtatzënë, megjithatë kjo nuk e pengoi këngëtaren për të sjellë një superhit. Kënga vërtet elektrizuese kapërceu edhe kufijtë shqiptarë dhe vazhdon të dëgjohet ende sot.
-‘Lova’ është hiti i radhës ku Xhensila u shfaq jo me një duet, por si një trio. Granit Dërguti dhe Mixey ishin të përzgjedhurit e këngëtares këtë herë. ‘Zemër asnjëherë nuk të harrova’ është një pjesë e refrenit të këngës dhe në fakt as ky tekst nuk u harrua, vazhdon të dëgjohet në çdo diskotekë edhe sot.

‘Uh baby’ është dueti më i bukur i sjell ndonjëherë nga dy vajza në muzikën shqiptare. Brenda pak ditësh ato kaluan çdo pritshmëri, si në klikime ashtu edhe në top-lista. Madje dy këngëtaret u krahasuan edhe me divat e muzikës botërore Beyonce dhe Shakira.

‘Si të jem mirë’ ishte bashkëpunimi me Irkenc Hykën, ku këngëtarja u shfaq me një fustan të kuq, që joshi këdo. Balada e një çifti që vuan theu shumë zemra, por edhe u pëlqye nga të gjithë.

‘Ama dorën’ ishte hiti që ‘ndezi’ ‘clube-t’ e verës kur u lançua. Mozziku ishte ende në hapat e tij të parë të karrierës dhe ky duet i shërbeu edhe më tepër për t’u njohur në trojet shqiptare. Ndërkohë Xhensila u shfaq si gjithmonë në formë shumë të mirë.

‘Vespa’ ishte dueti më i ëmbël i realizuar ndonjëherë nga Xhensila. Këtë herë ajo zgjodhi Endri Priftin dhe rrugët e qytetit të Sarandës. ‘Si Vespa, si Vespa’ ishte fraza që përsëritej nga të gjithë gjatë verës së vitit 2015 dhe ja doli për t’u shndërruar në një hit të vërtetë.

‘Liar’ ishte bashkëpunimi me Elgit Dodën, ku të gjithëve ju kujtohen flakët e zjarrit në sfond, teksa Xhensila thotë: ‘Je gënjeshtar, gënjeshtar’. Ky duet bëri që dyshes t’i vinte dhe oferta në “Dance With Me” dhe më pas nuk munguan rastet kur këngët e Xhensilës mbanin firmën e Elgitit. /revistawho.com