• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

Të gjitha herët kur Elvana Gjata na “ndezi” me të kuqe (FOTOT)

Bukuria e Elvana Gjatës nuk ka nevojë për fjalë dhe këtë e ka treguar koha. Çdo dalje e saj publike tërheq vëmendjen e të gjithë ndjekësve. Elvana është gjithmonë e kuruar deri në detaje dhe me stilin e saj është kthyer në një muzë frymëzimi për vajzat e reja. “RevistaWho.Com” ka zgjedhur t’ju prezantojë sot të gjitha herët kur diva e muzikës është shfaqur e veshur me të kuqe dhe i ka “ndezur” të gjithë pa dyshimin më të vogël.

1.FOTO 1

Elvana Gjata i “ ka ndezur” të gjithë , që në moshën 15-vjeçare. Dalja e saj e parë publike në konkursin “Ethet e së premtes mbrëma” ka qenë me dy gërsheta dhe një golf të kuq. As vetë Elvana nuk e ka besuar në atë kohë, që do vinte një ditë dhe do të bëhej një nga këngëtaret më të pëlqyera. Epo e kuqja i solli fat vajzës me ëndrra të mëdha. Suksesi i saj sot, mund të ketë kaluar ëndrrat përtej realitetit.

2.FOTO 2

Ishte vera që lamë pas, kur këngëtarja Gjata publikoi në rrjetin social “Instagram” një foto e shfaqur tërësisht me të kuqe. Përbri saj shkruante “Poezi”. Gjithçka u duk vërtetë si një poezi, grimi, fustani i kuq dhe sensualiteti që Elvana mbarte. Por askush nuk e dinte se çfarë fshihej pas këtij imazhi, një superbashkëpunim që pritej të lançohej nga momenti në moment.

3.FOTO 3

“Hey ti mike, ditën kur më the se ike, zërin e shpirtin ma fike…”. Ky ishte vetëm një ndër vargjet e këngës “Mike”, që u kthye në një hit jo vetëm veror, por vazhdon të dëgjohet edhe sot. Pamja “shpërthyese” e Elvanës i la të gjithë pa fjalë. “Mike” jo vetëm që u dëgjua, por dhe u pa pafund. Fustani i kuq, ku dilte në pah kraharori seksi i këngëtares bëri që të gjithë pa dallim gjinie të qëndronin në “Youtube”. “Zemrës mos i jep ti atak” këndonte Ledri, ndërkohë pamja e Elvanës i la të gjithë “pa ndjenja”.

4.Foto 4

Elvana është dalluar gjithmonë për larmishmërinë e stilit të e saj. Ajo mund të cilësohet një kameleon i vërtetë kur bëhet fjalë për daljet publike. Gjata nuk shfaqet në dy dalje njëlloj. Pak kohë më parë, ajo publikoi në “Instagram” një foto në stilin e viteve ’90. E gjitha në të kuqe, edhe këtë herë duket se këngëtarja “goditi”.

5. Foto 5
Sharmi i Elvanës nuk kishte si të mungonte as në rrugët e Italisë. Këngëtarja realizoi një set fotografik në Florence, si një diva e vërtetë. Gjithashtu nuk kishte si mungonte dhe ngjyra e kuqe, italianët “u ndezën” nga shkëlqimi i Elvanës tonë…

6.FOTO 6

Nuk do të mbaronte me kaq, pasi Elvana nuk u mjaftua me Italinë dhe “fluturoi” drej Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E kuqja e saj “ndezi” Los Angeles. Seksi, sharmante, provokuese, Gjata tregoi se mund të ishte gjithçka në të njëtën kohë. Fotot flasin sa një mijë fjalë.

7. FOTO 7

Këngëtarja, të kuqen e “demit” e përcolli edhe në mënyrën më melankolike të mundshme. Hiti “Forever si over” e solli atë për herë të parë për publikun botëror. Edhe kur “përgjithmonë do të ishte fundi”, për Elvanën sapo kishte nisur një rrugë e re dhe nuk kishte si të mungonte e kuqja fatsjellëse dhe ‘vuajtëse’ në rastin e kësaj kënge.