• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Të famshmit që janë martuar me njerëz të thjeshtë

Edhe pse janë ndër personazhet më të famshëm në botë, këta yje të “Hollywood-it” nuk kanë gjetur dashurinë e tyre në mes të kolegëve. Ata janë dashuruar me persona të thjeshtë, me të cilët jeta i ka përballur në një situatë të caktuar. Këto raste nuk janë të pakta dhe “Cosmopolitan” ju rendit disa prej tyre.

Jessica Alba dhe Cash Warren janë njohur në vitin 2004 kur aktorja e njohur po xhironte filmin “Fantastic Four”. Alba thotë se dashuria mes tyre ishte me shikim të parë edhe pse ky i fundit nuk i takonte shtresës së lartë të shoqërisë. Ata kanë dy fëmijë së bashku.

Rezultate imazhesh për Jessica Alba dhe Cash Warren

Fituesja e çmimit ‘Oscar’, Anne Hathaway, e ka njohur bashkëshortin e saj, Adam Shulman, përmes miqve të përbashkët dhe që në takimin e parë, ajo e kishte ftuar që të udhëtojnë bashkë për në New Orleans. Çifti është martuar në 2012.

Rezultate imazhesh për adam shulman anne hathaway

Aktori shumë i dashur për vajzat, George Clooney, zgjodhi të martohej pikërisht me një avokate, Amal Alamuddin.

Rezultate imazhesh për george amal

Aktorja e “Shtëpiakeve të dëshpëruara”, Marcia Cross e bëri vetë hapin e parë me bashkëshortin e saj, Tom Mahoney. Aktorja e vuri re Mahoney, një aksionar burse, në një dyqan lulesh në Los Angeles në 2004 dhe i dha numrin nëpërmjet pronarit të dyqanit. Pas dy vitesh, ata të dy u martuan.

Rezultate imazhesh për marica tom

Princi William dhe Kate Middelton janë takuar për herë të parë në universitet. Kate ishte një vajzë e thjeshtë që mësonte shumë dhe kjo gjë i ra në sy princit. Ata u martuan pak vite pas njohjes dhe tani janë prindër të 3 fëmijëve.

Adele në vitin 2016 i prezantoi publikut të dashurin dhe njëkohësisht babain e fëmijës së saj. Dyshja janë njohur rastësisht në një bar dhe tani jetojnë së bashku./revistawho.com

Rezultate imazhesh për adele husband