• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

“Të dua çdo ditë e më shumë”, Klea Huta ndan me ndjekësit e saj veprimin romantik të Elgitit

Që prej publikimit të lidhjes së tyre, dy artistët e njohur, Klea Huta dhe Elgit Doda, kanë qenë të pandarë. Ata shihen gjithë kohën në shoqërinë e njëri-tjetrit, madje çifti prej disa muajsh ka nisur bashkëjetesën. Klea shpeshherë ndan me ndjekësit e saj, foto të të dyve, por edhe momentet kur Elgiti bën gjeste të veçanta romantike. Një rast të tillë, ka publikuar ajo në “Instagram”, në të cilin shihet një letër që partneri i saj i ka lënë në mëngjes ku shkruhet: “Mirëmengjes dashni!!! Të dua çdo ditë e më shumë. Të kam gjjthçka”. Këngëtarja e ka shoqëruar këtë post me një përgjigje të shkurtër por të ndjerë. “Jeta ime, drita ime”, ka shkruajtur ajo. Duket se dashuria e tyre rritet me kalimin e kohës dhe të dy e ndajnë këtë fakt me të gjithë njerëzit që i ndjekin dhe i duan.