Në mënyrë tragjikë humb jetën një foshnje 4-muajshe në Britaninë e Madhe. Forcat e policisë kanë gjetur foshnjen të bllokuar midis murit dhe shtratit të tij. Prindërit Matthew Neil dhe Kim Smart-Neil u arrestuan dhe u akuzuan për neglizhencë në rritjen e një fëmije. Z. Neil pranoi se ishte një i alkolizuar dhe se ai dhe gruaja e tij nuk mbanin mend se ku e kishin lënë fëmijën. “Ne si prindër kemi bërë maksimumin për rritjen e fëmijës tonë”- ka shtuar ai.
Në momentin e vdekjes prindërit kanë qënë të dehur duke mos kuptuar as që fëmija e tyre nuk ishte më gjallë.
Për çiftin Nail po merren masat paraprake nga qeveria britanike.
Burimi: Daily Mail