• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Tayna si personazhi i njohur vizatimor, ndryshon ‘look’ dhe tani pothuajse nuk njihet

Tayna është e njohur për eksperimentet e saj të shumta me pamjen, më tepër me ngjyrën dhe modelin e saj të flokëve. Reperen e kemi parë bjonde, brune, me flokë të kuqe, të zeza, super të gjata, të shkurtra etj. Këtë herë, Tayna ka bërë një kombinim të vogël midis ngjyrës bjonde, flokëve të shkurtër deri në shpatulla dhe baluket e ndara në mes. Ajo ka publikuar një video në ‘Instastory-n’ e saj, ku e krahason veten me një nga personazhet më të njohura të filmave vizatimor, “Dora The Explorer”. Nuk e dimë nëse ky ndryshim ka qenë vetëm për koncertin e saj të fundit, apo është një ndryshim i përhershëm, megjithatë ky model është pritur shumë mirë nga të gjithë ndjekësit e saj./revistawho.com