• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tayna dhe Dafina kanë kopjuar Drake? Melinda Ademi thumbon publikisht dy këngëtaret

Pak ditë më parë Tayna dhe Dafina Zeqiri publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre “Bye Bye”, që u prit mjaft mirë nga publiku. Dy këngëtaret u përgëzuan shumë për faktin që u bënë bashkë në një këngë dhe madje për këtë gjë u komplimentuan edhe nga Rita Ora. Megjithatë përkrah gjithë komenteve pozitive nuk ka munguar një thumbim nga ana e reperes tjetër, Melinda Ademi, sipas së cilës kënga “Bye Bye” është e kopjuar. Ajo ka publikuar në profilin e ‘Instagram-it’ një video që dëgjohet në sfond kënga e Drake “Mob Ties” dhe në fund të saj Melinda qesh. Në fakt midis dy këngëve vihet re lehtësisht ngjashmëria në pjesën e repit, por nuk dihet nëse është thjeshtë një rastësi, apo Tayna dhe Dafina janë frymëzuar nga Drake. Menjëherë në rrjete sociale nuk kanë munguar as videot nga fansat e Melindës, të cilët thonë se ky nuk është inspirim, por thjesht një kopje.

Megjithatë pritet që të shohim nëse do të ketë një reagim nga ana e Tayna-s dhe Dafinës për të zbuluar nëse ato kanë kopjuar apo jo në të vërtetë. /revistawho.com