• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Taylor Swift nuk do të jetë pjesë e “Grammy 2019”, zbulohet arsyeja

Burime për “US Weekly” kanë treguar se ‘mbretëresha’ e çmimeve “Grammy”, Taylor Swift, nuk do të jetë pjesëmarrëse në event këtë vit. Fillimisht u dyshua se ajo nuk do të marrë pjesë, për shkak se do të shoqërojë partnerin e saj Joe Alwyn në ceremoninë e çmimeve “BAFTA”, por me sa duket arsyeja nuk është kaq e thjeshtë. Disa zëra tregojnë për mediat e huaja se Swift është mërzitur me organizatorët, pasi e kanë përjashtuar nga lista e çmimeve “Albumi më i mirë i vitit”, “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Artisti i viti”.

Vitet e fundit këngëtarja është nominuar disa herë në këtë kategori, madje është shpallur edhe fituese, prandaj është ndjerë e fyer. Në “Grammy 2019” këngëtarja është nominuar vetëm për çmimin “Albumi më i mirë pop”./revistawho.com

CLOSE
CLOSE