• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Taylor Swift konfirmon se Justin Bieber ka tradhtuar Selena Gomez kur kanë qenë të lidhur

Taylor Swift është kthyer në qendrën e vëmendjes në rrjete sociale, për shkak të debatit të saj të fundit me ish-menaxherin Scooter Braun. Përmes disa postimeve në ‘Twitter’ këngëtarja ka treguar se Scooter ka kërkuar të drejtën e shitjes për disa këngë të saj dhe se ai e ka tallur gjatë kohës që e ka menaxhuar. Pas këtyre deklaratave, Taylor ka marrë një kundërpërgjigje nga Justin Bieber, i cili tashmë menaxhohet nga Braun. Në një postim të tijin në rrjete sociale, Justin ka shkruar se nuk është e drejtë që pas kaq shumë vitesh të shprehë gjithë mërzitjen për Scooter në rrjete sociale.

Më pas disa fansa i dolën në mbrojtjeje Taylor dhe dikush prej tyre nxori hapur një të fshehtë të Justin, të cilën e ka konfirmuar edhe Seift. “’Ne nuk kemi komunikuar për diferencat tona’, ti tradhtove shoqen e saj të ngushtë dhe më pas publikisht i doli në mbrojtje atij që u hakmor ndaj Taylor dhe tani kërkon që ajo të të ftonte ty për një çaj? Largohu prej këtej”, ka shkruar dikush i irrituar në ‘Twitter’. Taylor e ka pëlqyer këtë deklaratë duke konfirmuar se Justin ka tradhtuar Selena-n gjatë kohës që ata kanë qenë të lidhur. Swift dhe Gomez kanë një raport shumë të mirë miqësor, prandaj është përmendur kjo gjë. Në fakt nuk është e çuditshme tradhëtia e Bieber, për sa kohë ai u nda nga Selena në mars të 2018-tës dhe në shtator të po të njëjtit vit u martua me Hailey Baldwin. /revistawho.com