• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Taylor Swift habit me deklaratën e saj: Pendohem për mënyrën si jam sjellë me ish të dashurin

Këtë javë Taylor Swift u shfaq për herë të parë në intervistën televizive në emisionin e Ellen De Generes, pas shumë vitesh mungesë. Këngëtarja e njohur ka folur gjatë për jetën e saj, por i habiti të gjithë me rrëfimin për ish të dashurin, Joe Jonas. Ajo ka treguar se është penduar shumë për mënyrën se si e përballoi ndarjen e saj me Joe në publik.

Taylor ka zbuluar se nga gjithë çmenduritë që ka bërë gjatë adoleshencës, “goditja” që i dha me fjalë Joe Jonas në një televizion kombëtar për shkak të ndarjes, ka qenë më e madhja. “Ishte shumë. Po, ishte shumë. Unë isha 18 vjeçe. Ne qeshim për atë gjë tani, por atëherë ishte bombastike…thjesht gjëra adoleshentësh”, ka thënë Taylor. Në atë kohë këngëtarja u ndje shumë keq, pasi i dashuri i saj i dha fund lidhjes së tyre me një telefonatë 25 sekondëshe dhe të gjithë këtë e tregoi në një emision televiziv. Siç ka thënë dhe Taylor ajo periudhë ka kaluar, sepse tani të dy vazhdojnë jetën e tyre. /revistawho.com