• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Taylor Swift bën deklaratën shokuese: Më kërkonin të vrisja veten pas debatit me Kim Kardashian

Taylor Swift është një nga këngëtaret më të mira të kohës, por karriera e saj në industrinë e muzikës nuk ka qenë aspak e lehtë. Së fundmi Taylor ka dhënë një intervistë për prestigjiozen ‘Vogue’ dhe ka realizuar një set fotografik shumë tërheqës. Këngëtarja e njohur pas gati tre vitesh nga debati i fortë publik me Kim Kardashin, ka treguar si e ka kaluar atë periudhë. Ajo ka rrëfyer se gjatë asaj kohe ka marrë mesazhe të shumta të mbushura me urrejtje dhe disa njerëz i kërkonin të ndahej nga jeta.

“Nuk mendoj se ka shumë njerëz që e kuptojnë se çfarë do të thotë të urrehesh nga miliona persona. Kur thua që dikush është anuluar, nuk është një spektakël televiziv. Është një njeri. Të gjithë dërgonin mesazhe të shumta që ose të mbyllja gojën, të zhdukesha ose të ndahesha nga jeta”, ka thënë Taylor. Gjatë intervistës këngëtarja ka rrëfyer se në fillimet e saj në karrierë nuk ka pasur asnjë lloj problemi, por me rritjen është përballur me ngacmime të shumta nga meshkujt e industrisë. “Kur isha e vogël dëgjoja njerëz që flisnin për ngacmime në industrinë e muzikës dhe unë nuk i kuptoja. Më pas kur u rrita, kuptova se unë atëherë isha vetëm një fëmijë. Burrat e industrisë më shikonin si fëmijë, që më shumë ju kujtoja mbesën apo vajzën e tyre të vogël se sa një grua të suksesshme. Kur unë fillova të këndoja në stadiume, kur fillova të dukesha si grua, asgjë nuk ishte më e bukur”, ka treguar Swift. Këngëtarja e njohur pritet që në fund të këtij muaji të publikojë albumin e saj më të ri muzikor që do të mbajë titullin “Lover”. /revistawho.com