• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Taylor Swift ‘arratiset’ me të dashurin, fotografohen teksa hipin në avionin privat

Taylor Swift ka në pronësi një vilë magjepëse buzë detit në Rhode Island ku kaloi një fundjavë me të dashurin e saj, Joe. 29-vjeçarja është totalisht e dashuruar me “djaloshin nga Londra” me të cilin është në një marrëdhënie prej 3 vitesh. Çifti është parë të hyjë në avionin privat për Rhode Island ditën e dielë. Shtëpia e pushimit është ndërtuar në 1930 dhe është e lokalizuar në pikën më të lartë në Watch Hill prandaj ofron pamje fantastike të zonës së New England. Taylor dhe Joe nuk shihen shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit. “Unë rri më shumë në Londër, e fshehur duke u munduar të mbroj lidhjen nga kjo botë e shëmtuar që kërkon vetëm të shkatërrojë gjërat e bukura. Ne kemi qenë bashkë dhe askush nuk e zbuloi për 3 muaj të tërë. Doja që të qëndronte private që në një të ardhme mos të kishte keqkuptime dhe ngatërresa”, thotë artistja. Kujtojmë se Taylor sapo ka publikuar dhe këngën e re të saj e cila titullohet “Lover”, që mendohet se është frymëzuar nga partneri i saj, Joe.