• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tashmë nuk ka asnjë dyshim, Kylie Jenner dhe Jordyn Woods janë sërish shoqe

Që prej skandalit të tradhëtisë së Jordyn Woods me Tristan Thompson, ka pasur shumë spekulime se miqësia mes saj dhe Kylie Jenner ka përfunduar.
Në momentin kur lajmi i tradhëtisë u bë publik, Jenner ndaloi xhirimet e ‘Keeping Up With Kardashians’ dhe u shpreh se tashmë ajo ka hequr dorë nga shoqja e saj.
Pavarësisht këtyre lajmeve, rrjetet sociale të dy vajzave kanë treguar diçka tjetër. Ato shihen se e ndjekin njëra-tjetrën në ‘Instagram’ dhe se Woods ka pëlqyer disa foto të Kylie-t me partnerin e saj në pushime.
Ky veprim ka bërë që të gjithë fansat të mendojnë se marrëdhënia mes dy shoqeve të ngushta është rregulluar tashmë, ndonëse ato vetë nuk kanë konfirmuar ende asgjë./revistawho.com