• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Tashmë lidhja është bërë shumë serioze, Bella i kushton fjalë emocionuese nënës së The Weeknd

Duket se lidhja e Bella Hadid dhe The Weeknd tashmë po bëhet serioze. Të dy ata shfaqen bashkë në çdo festë familjare dhe duan që e gjithë bota ta marr vesh këtë gjë. Së fundmi nëna e The Weeknd ka festuar ditëlindjen e saj dhe për këtë këngëtari kishte organizuar një festë. Bella, e cila ishte e pranishme në ditëlindje, ka ndarë me të gjithë ndjekësit momente të ndryshme nga festa dhe i ka dedikuar një shkrim shumë emocionues. “Parajsë…Gëzuar ditëlindjen engjëlli Samra. Do të dua fort përgjithmonë”, – ka shkruar Bella në ‘Instastory’.

Duket se pavarësisht se çifti i njohur kanë pasur shpesh probleme në lidhje, kjo nuk ka ndikuar aspak në marrëdhënien me familjarët e tyre. Bella dhe The Weeknd kanë rreth një vit që janë rikthyer me njëri-tjetrin, pasi u panë për herë të parë duke u puthur me njëri-tjetrin në “Festivalin e Kanës”. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE