• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Tashmë ju mund të jetoni në të njëjtën lagje me Meghan Markle dhe Princ Harry

Meghan Markle dhe Princ Harry janë një nga çiftet më të pëlqyer dhe të komentuar në mbarë botën. Disa javë më parë ata u bënë prindër për herë të parë me një djalë të quajtur Archie. Që prej momentit kur dukesha ishte në pritje të ëmbël, dyshja u zhvendos në shtëpinë e tyre në Windsor, pasi ajo dëshironte një shtatzëni sa më private.

Megjithatë së fundmi është bërë e ditur se një pronë në po të njëjtën lagje me Meghan dhe Harry është në shitje. Kjo shtëpi ndodhet në rrugën King në Windsor dhe është vetëm 5 minuta me makinë, larg shtëpisë së dyshes.

‘HarpersBaazar’ ka zbuluar se ambienti i cili është vënë në shitje kushton 1.4 milionë dollarë. Le të mos harrojmë se shtëpia e çiftit mbretëror është ndërtuar në vitet 1680, por me anë të një rinovimi të shtrenjtë, ata arritën të zhvendoseshin në Windsor muajin e kaluar.

Nuk dihet se kush do të vendosë ta blejë këtë hapësirë, megjithatë është e sigurt se do të jenë në një lagje me princin dhe partneren e tij./revistawho.com

CLOSE
CLOSE