• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO

Talentin e kanë të trashëguar, kush janë të famshmit e rinj që i ‘vodhën’ profesionin prindërve

Shpesh në jetën e përditshme dëgjojmë prindër, që nuk lejojnë kurrsesi fëmijën të marrë profesionin e tyre. Arsyeja është shumë e thjeshtë, nuk dëshirojnë që të kalojë të njëjtat vështirësi. Por ka dhe nga ata, që bëjnë të kundërtën, krenohen kur shohin pasardhësit teksa ecin në të njëjtat hapa. “RevistaWho.Com” ka zgjedhur sot t’ju kujtojë disa nga VIP-at që profesionin e trashëguan nga prindërit.

Anxhelina Hadërgjonaj

Sapo i dëgjojmë emrin, menjëherë e kemi të qartë se për kë bëhet fjalë. Nuk ka njeri që nuk e njeh vajzën e bukur të Albërie Hadërgjonaj. Ajo ka zgjedhur të jetë pjesë e muzikës njëjtë si nëna e saj.

Anxhelina vazhdon edhe një shkollë muzike në SHBA. Përveç talentit, nga Albërija ka trashëguar dhe bukurinë si një kukull “Barbie”.

Keisi Medini

Keisi Medini është vajza e këngëtarit Sabian. Ajo në fillim u njoh për publikun e gjerë si modele, ku i mahniti të gjithë me sharmin që e karakterizonte. Më pas, Keisi duket se ndërroi rrugë dhe kaloi nga fusha e të atit.

 

Bukuroshja ka vetëm pak ditë që lançoi këngën e saj të parë në bashkëpunim me këngëtarin Seldi. Keisi menjëherë tërhoqi vëmendjen e publikut me performacën e saj. Medini fitoi sukses dhe për këtë babi duhet të jetë krenar, që vajza ndoqi të njëjtat hapa.

Ledri Vula

Ledri Vula është një ndër reperët më të mirë të mirë të momentit, por jo vetëm. Ndoshta askush nuk e di se Ledri studimet e larta i ka përfunduar për regji. Kjo zgjedhje nuk ka qenë thjesht një rastësi, pasi siç e dinë të gjithë në Kosovë, ai është djali i regjisorit të njohur, Agron Vula.

Ndonëse Ledri nuk është përfshirë shumë në kinematografi, ai dëshirën e ka kultivuar nga i ati. Mezi presim një film nga reperi…

Amos Zaharia

E kur jemi te bota e kinematografisë, edhe djali i aktores Yllka Mujo ka zgjedhur të ndjekë rrugën e saj. Ndoshta nuk e keni ditur, por Amos Zaharia, së fundmi pjesëmarrës në ” Dancing With The Stars” është djali i Yllkës.

Ai është shumë simpatik, ndër të tjera dhe shumë fotozhenik në ekranin e televizionit. Aktrimi është rruga që ai ka përfituar jo vetëm nga e ëma, por dhe nga pasioni i madh që ka.

Anthony Çako

Anthony Çako është djali i sopranos Inva Mula dhe kantautorit Pirro Çako. Anthony ka zgjedhur të vazhdojë rrugën e prindërve.

Ndonëse më herët ai kishte tentuar të ndiqte një shkollë tjetër, nuk i ka rezistuar dot pasionit të trashëguar në gjak. Epo nuk kishte se si të ndodhte ndryshe…

Uendi Mancaku

Uendi Mancaku është këngëtarja më e re e skenës shqiptare. Ajo u vlerësuar gjatë këtij viti në festivalin “Kënga Magjike” me çmim, ndonëse ishte vetëm pjesëmarrja e saj e parë. Mirëpo Uendi mesa duket nuk është rastësisht në botën e muzikës, sepse ajo ka trashëguar profesionin e të atit, Edmond Mancakut. Ndoshta nuk e dinit më herët, por Uendi është vajza e kantautorit të njohur. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE