• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Surprizon këngëtarja shqiptare, bën tatuazh portretin e Michael Jackson (FOTO)

Morena Taraku merr gjithmonë vëmendjen e ndjekësve të saj me postimet në rrjetet sociale, por jo vetëm. Ajo njihet gjithashtu për jetën super luksoze që bën dhe pamjen e jashtme që komentohet shumë. Së fundmi, këngëtarja i ka surprizuar që të gjithë ndjekësit e saj me anë të një foto të publikuar në ‘Snapchat’, ku ka treguar tatuazhin më të ri që ka realizuar. Ajo ka zgjedhur që këtë herë të bëjë tatuazh portretin e legjendës botërore, Michael Jackson. ‘Kush tha që ai ka vdekur? MJ’, shkruan Morena mbi foton, ku pasqyrohet krahu i saj.

Kujtojmë që kënga e fundit e realizuar nga Morena Taraku ka qenë në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun me titull “Dashni”. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE