I ftuari i radhës tek ‘Rudina’ ishte kantautoti Gjergj Leka i cili promovoi këngën e tij të re “Në parkun që mbuluan fletët”. E papritur ishte kënga që Leka i dedikoi Rudinës. Kjo surprizë erdhi si një falënderim ndaj surprizave që moderatorja i kishte bërë disa herë. Në këngë kantautori e ka cilësuar Rudina Magjistarin ‘yll nga qielli’ dhe videoklipi konsistonte me një kolazh fotosh të Rudinës me bashkëshortin e saj. Kjo e ka emocionuar tepër Rudinën e cila e ka falënderuar atë dhe është shprehur e çuditur që në këtë dedikim ishte pjesë edhe stafi i saj, të cilët duket se ja kanë mbajtur të fshehtë. /revistawho.com