• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Surprizohet nga motra e saj, moderatorja shqiptare preket dhe përlotet gjatë emisionit

Ditën e sotme në emisionin e Rudina Magjistarit, ishte e ftuar moderatorja e njohur shqiptare, Enkeleida Zeko bashkë me vajzën e saj, Ester. Gjatë intervistës, Enkeleida zbuloi se si ka ndryshuar jeta e saj pas lindjes së vajzës, pasi që prej asaj kohe ajo ka lënë pas dore çdo angazhim tjetër. Moderatorja gjithashtu foli për raportin e veçantë me motrën e saj, e cila prej 5 vitesh jetonte në Romë. Stafi i emisionit në bashkëpunim me Rudinën, kishin përgatitur një surprizë për moderatoren dhe sollën një videomesazh nga motra e saj, Blerina. “Dua të të them që jam shumë krenare për ty. Je pjesa më e rëndësishme e jetës time, kam jetuar me ty çdo moment dhe jam krenare për atë çfarë ti je. Je një grua e realizuar, je një mama e mrekullueshme dhe nuk kisha dyshime për këtë se më ke rritur mua. Ke qenë një shoqe, një motër, një mami, më ke mbështetur dhe ke qenë gjithmonë aty. Më mungon”, u shpreh ajo, duke e bërë kështu Enkeleidën të mbushte sytë me lot./revistawho.com

CLOSE
CLOSE